Rrezikon trafikun, gjobitet kundërvajtësi

“Drejtoria Rajonale Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarët të cilët në rrjetin social Facebook kanë shpërndarë një video me veprim të një vozitësi me automjetin e tij me të cilin shihet përmes videos së postuar se gjatë përcjelljes së një mjeti transportues rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikojë kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në bazë të ligjit për rregulltat e trafikut rrugor dhe masën ndëshkuese me pikë negative ndaj vozitësit”, thuhet në njoftim.