Rrëzohet një aeroplan në Itali, humb jetën një shqiptar

Mediat italiane bëjnë me dije se viktimat janë një 65 vjeçar instruktori dhe një 32 vjeçar shqiptar, me banim në Riolo Terme (Ravena).

Nga informacionet e para, avioni ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca për një mësim në një kurs për pilotët rekreativë.

Një dëshmitar raportoi se papritmas avioni bëri dy kthesa dhe ra në një fushë të kultivuar. (foto ilustrim)