Rritet fluksi i automjeteve në pikat kufitare, kjo është gjendja aktuale

Fluks i shtuar i automjeteve është raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, sidomos në dalje

Sipas të dhënave të fundit, në pikën Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje zgjasin 5 deri në 10 minuta, ndërsa në dalje arrijnë deri në 30 minuta.

Në Merdarë, pritjet shkojnë prej 10-15 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Ndërkohë, në Mutivodë pritjet në hyrje janë 3 deri në 5 minuta, ndërsa në dalje 5 deri në 10 minuta.

Në pikat tjera kufitare, qarkullimi paraqitet më i lehtë.

Në Bërnjak, Jarinjë dhe Qafë të Morinës pritjet janë kryesisht 2 deri në 5 minuta, ndërsa në Glloboqicë rreth 5 minuta.

Në Han të Elezit, Kullë, Muçibabë, Stançiq dhe Vërmicë, pritjet lëvizin kryesisht nga 5 deri në 10 minuta.

Në Qafë të Prushit, ndërkaq, pritjet janë më të shkurtra, rreth 1 deri në 2 minuta.