Rritje e frikshme e infeksionit me COVID-19 në komunën e Podujevës

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se gjendja në këtë komunë sa i përket pandemisë së COVID-19 është mjaft e rëndë.

“Për fat të keq në dy javët e fundit kemi pasur dhjetëfishim të numrit të infektuarve. Po ashtu kemi edhe vdekje nga kjo sëmundje. Në territorin e Komunës së Podujevës kemi 343 raste aktive. Mostrat janë dhënë edhe për 167 persona që nënkupton se në ditët në vijim mund të ketë rritje të numrit të qytetarëve të prekur me coronavirus nga komuna jonë”, tha ai, përcjell Telegrafi.