Rrokulliset makina, nënë e bijë përfundojnë në spital

Nënë e bijë kanë përfunduar në spital me plagë të rënda pasi makina e tyre të cilën e drejtonte e bija ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në autostradën Tetovë-Gostivar.

Shkaqet e aksidentit akoma nuk dihen, por supozohet të jetë shpejtësia e ngasjes së makinës.

Personat e lënduar nga makina i kanë nxjerr ekipi i zjarrfikësve, dhe më pas me autoambulancë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Për momentin njëra korsi e autostradës Tetove-Gostivar është e mbyllur, dhe policia po kryen hetimet.