Sa gjilanas e kanë humbur betejën me COVID-19, flet Arbër Ismajli

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e të hënës për vlerësimin e situatës së pandemisë në dy ditët e fundit.

Në emër të Komitetit, Ismajli u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime, që t`u përmbahen masave kundër përhapjes së virusit, siç janë maska, distanca dhe higjiena personale.

Ai bëri të ditur se numri i rasteve aktive në Gjilan aktualisht është 105.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 10543 mostra, 3555 kanë rezultuar pozitivë, 3340 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 105 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 16 persona dhe 190 mostra në pritje për rezultat./mediafokus.info/