Sa më ka marrë malli o babi zërin ta dëgjoj

Më 20 gusht ndërroi jetë këngëtari e muzikologu i njohur kosovar Demir Krasniqi. Sot, në tremujorin e vdekjes, atë e ka rikujtuar i biri Shkëlqimi, i cili jeton në mërgim.

‘Më ka marr malli o babi të të përqafoj, më ka marr malli zërin tënd ta dëgjoj, më mungon shumë por askujt nuk i tregoj…’, ka shkruar Shkëlqimi.

Postimi i plotë:

‘Po kalojnë ditët, po kalojnë edhe muajt por lotët e mi akoma nuk janë larguar. Më ka marr malli o babi të të përqafoj, më ka marr malli zërin tënd ta dëgjoj, më mungon shumë por askujt nuk i tregoj këto fjalë. Më le mjaft kujtime por dhurata më e bukur ishte kur dëgjoja zërin tek po flisje. Tash e tutje sa herë do të vij prej gurbeti, vizita do të jetë më ndryshe do të vizitoj në shtëpinë tënde të përhershme?, ka shkruar ai.

Demir Krasniqi vdiç në moshën 71-vjeçare. Ai la pas vete një opus prej mbi 1500 këngësh e vallesh origjinale.

Po ashtu, ka grumbulluar mbi 4.000 këngë të ndryshme nga folklori muzikor.

Krijimtaria artistike – kulturore është fusha të cilës unë i ka kushtuar tërë jetën duke u munduar të bëjë më të mirën e mundshme për vendin e tij.

Ndryshe, Krasniqi është autor i shumë veprave e krijimtarive muzikore, folklorike, artistike e gazetareske. Kontribut shumë të madh ka dhënë edhe në fushën e arsimit, ku për kohë të gjatë ka punuar në edukimin e brezave të shumtë të Gjilanit dhe rrethinës.