Sa mjekë dhe infermierë do t’i punësojë qeveria në vitin 2023?
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka miratuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2023, i cili pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.
E Lëvizja Vetëvendosje të shtunën përmes një tabele të publikuar në Facebook, ka treguar se ku do të shpenzohen këto para të shtetit.
Një miliardë e 98 milionë euro janë ndarë për subvencione e transfere, 811 milionë në shpenzime kapitale, 745 milionë të tjera në kategorinë ‘ paga dhe mëditje’, dhe 493 milionë euro në mallra dhe shërbime.
Prej këtij buxheti janë ndarë 296 milionë euro për sektorin e shëndetësisë në nivel qendror e lokal dhe 60 milionë euro janë për barna esenciale për t’u siguruar që spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare janë mirë të furnizuara për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve. Për këtë po ashtu do të shtohen edhe 400 pozita: 100 në nivel qendror dhe 300 në nivel lokal./mediafokus.info/

