Sa shqiptarë jetojnë në Zvicër?

Në fund të vitit 2019 në Zvicër kanë jetuar 2 milionë e 111 412 të huaj  në Zvicër.

Nga ky numër, 323.683 janë shtetas të Italisë, 309.388 nga Gjermania, 262.926 nga Portugalia, 139.646 nga Franca dhe 113.800 nga Kosova.

Një vit më parë, numri i shtetasve të Kosovës në Zvicër kishte qenë 113 mijë e 482 ose 5.4 për qind e numrit të  huajve, shkruan albinfo.ch.

Po këtë përqindje, (5.4%) sipas Zyrës Federale për Statistikë, kosovarët e arrijnë edhe në fund të vitit 2019.

Rritja e numrit të shtetasve të Kosovës gjatë një viti rezulton të ketë qenë për gjithsej rreth 300 veta.

Statistika e përmendur thotë se në fund të vitit 2019 në Zvicër jetonin mbi 67 mijë shtetas të Maqedonisë, që përbënin 3.2 % të të gjithë të huajve.

Siç dihet, shumica e madhe e tyre janë me etni shqiptare. Por, ashtu si dhe në rastin e shtetasve të Kosovës, statistikat zyrtare të Zvicrës nuk i referohen etnisë por përkatësisë shtetërore.