Samedin Mehmeti emërohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës
Samedin Mehmeti është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pasi fillimisht nga kjo pozitë, me urdhër të kryeministrit Hoti, u shkarkua Rashit Qalaj.
Në komunikatën e ZKM-së thuhet se shkarkimi i Qalaj është bërë bazuar edhe në raportin e performancës së drejtorit.
Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, thuhet në komunikatë./Mediafokus.info/

