Sarrazin: Kosova s’do të ketë marrëveshje më të mirë në tavolinë
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se propozimi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është marrëveshja më e mirë e mundshme për Kosovën.
Në televizionin publik të Kosovës, emisari gjerman ka shtuar se Kosova është gjithmonë e fortë, kur arrin të thotë po.
Sipas tij, Asociacioni nuk ka rrezik për integritetin e Kosovës dhe sovranitetin.
