‘S’e kemi sjellë të hajë bukë këtu, po me shëru’

Një qytetar nga Shkodra është ankuar sot për shërbimin që po i bëhet xhaxhait të tij në pavijonin Covid të qytetit, teksa ka treguar për mediat se pacientit i kanë hequr aparaturat me pretendimin se është stabilizuar. 

Lekë Staka, nipi i pacientit të moshuar thotë se tashmë i kanë thënë se do e shtrojnë në reanimacion.

“Kena problem se nuk i vënë aparaturat atje është duke vdekur, e kena pru prej Tirone edhe e kanë lënë pa aparatura e me vdek, po me covid është. Tash thonë po e çojmë në reanimacion, për ça? Me e lënë me vdek? Më mirë me e qit jashtë, ku reanimacioni ku nuk i kanë vënë aparaturat asifije deri tash. Tash katër ditë është shtru. Erdh infermierja i mori aparaturat i tha je shumë mirë, e kanë lënë me hangër bukë këtu. Ka nejt 4 ditë në Tiranë e kanë sjellë këtu, pse ia merr aparaturën: Se kena pru me hangër bukë këtu ne e kena pru se është sëmurë, axhë e kam vëllanë e babës, 70 vjeç. Kena kontaktu me mjek por nuk i kanë pru aparaturën“, tha ai për mediat.