Serbët kthehen në Gazimestan për ta festuar betejën e humbur

Dhjetëra serbë janë mbledhur sot në Gazimestan për të festuar Vidovdanin, një betejë të humbur, që ata e konsiderojnë fitore. 

Vidovdani ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

Policia e Kosovës, e cila po kujdeset për rendin dhe sigurinë, ka konfiskuar disa bluza nga të rinjtë serbë, për shak të mbishkrimeve provokuese.