Serbët thonë se kanë vrarë 200 ushtarë amerikanë në luftën e Kosovës!

Disa nga mediet serbe kanë publikuar sot një artikull që e cilësojnë si zbardhje sekreti pas 21 viteve. Sipas tyre, amerikanët kanë pranuar pjesëmarrjen e ushtarëve të tyre në invazionin tokësor të Serbisë dhe se në ato luftëra ka pasur edhe të rënë.

Dyshohet se serbët nuk luftuan “gjoks me gjoks” vetëm me terroristët e UÇK por edhe fuqi ushtarake botërore dhe këtë dyshim sipas “Pravda” që transmeton nga “Telegraf” thotë e ka heq ambasadori amerikan në ShBA Filip Kosnet.

Lidhur me këtë gjenerali serb Vladimir Lazareviç thotë se në Kosovë në luftë kanë marr pjesë rreth 500 ushtarë amerikan dhe gjysma e tyre sipas tij “janë kthyer në sënduk” në Shtetet e Bashkuara.

Zgjidhja e miteve

Me pranimin e Kosnet u rrëzua miti që nuk ishin të gatshëm që të bien në lufta tokësore në luftën e Kosovës dhe kanë vendosur vetëm për bombardime të NATO-së, prej nga dolën pa viktima. Gazeta konstaton se me kohë do të vërtetohet se në luftërat e Pashtrikut edhe Koshares sipas biseduesve mbi gjysma e 500 ushtarëve amerikan janë kthyer në SHBA:

“Ushtarët amerikan nuk luftuan, e disa edhe kanë vdekur, për të krijuar “Serbinë e madhe” apo “Shqipërinë e Madhe” në Ballkan. Kosova ka dobi nga ajo që është shumë etnike, shumë konfiksionale dhe tregimet për “Shqipërinë e Madhe” apo “Serbinë e Madhe” në Ballkan do të ishin mossukses dhe dorëzim dhe nuk është përgjigje në problemet e vendeve të regjionit” citohet të ketë thënë Kosnet.

Lazareviç gjenerali serb në pension dhe drejtues i Korpusit të Prishtinës thotë se kjo është vetëm maja e bregut të akullt dhe e vërteta e luftës së Kosovës dhe rolit të ushtarëve amerikane po bëhet gjithnjë më i depërtueshëm.

“Kjo që Kosnet ka treguar një pjesë të vërtetës për rolin e ShBA-ve. Amerikanët me vite trajnuan forcat terroriste për shqiptarë, ndërsa disa vite në prag 1999 në Kosovë përgatitën rrëmbimin e një pjese të Serbisë. Ne që asaj kohe ishim në front nga 9 prilli 1999 nga drejtimi i Shqipërisë tentuan të kalojnë kufirin në gjatësinë 251 kilometra duke bërë sulme me raketa por edhe forca tokësore. Këtu veç shqiptarëve kishte italian, francez,…por edhe amerikan dhe oficer të NATO-së komanduan këto forca” thotë Lazareviç.

Plani i Pentagonit

Përveç kësaj sipas gjeneralit serb Lazareviç në aksionin që pasoi në Pashtrik u planifikua në Penatgon.
“Në këtë qëllim ata dërguan 400 deri 500 ushtarë amerikan në Brigadën e Atlantikut, ku rreshtimin e kishin në Uaahington. Detyra e tyre ishte pjesëmarrja në sulmet përfundimtare përmes Pashtrikut kah Prizreni. Ku një numër jo i vogël kanë rënë dhe në sënduk janë kthyer në Amerikë dhe në këët qëllim asokohe ka pasur shumë fluturime” tregon Lazareviç.

Mbështetja logjistike dhe artileri

Lufta në Kosovë ka zgjatur nga 22 prill 1996 me fillimin e bombardimeve me 24 mars 1999 ka hyrë në fazën finale. Ku kullat e vrojtimit në Koshare edhe Gorzhup në malin PAshtrik ishin në mbrojtje të SRJ së atëhershme.

Pashtrik, pas dështimit të ofensivës në Koshare bëhet caku kryesor i separatistëve shqiptar dhe mentorëve të tyre. Qëllimi ishte thyerja e Ushtrisë së Jugosllavisë dhe beteja në Pashtrik me operacionin “Shigjeta” ka zgjatur nga 26 maj deri 10 qershor 1999 kur përfundoi lufta. Gjatë kësaj kohe ata janë mbështet vazhdimisht në logjistikë dhe artileri nga ushtria shqiptare dhe NATO, tash zbulohet edhe nga ushtria e SHBA.

Pranimi historik

Koloneli i pensionuar i Shërbimit kundër-zbulues (KOS) Ljuban Karan thotë se dikush i mençur ka vërejtur lojën e fjalëve të Kosnet me çka vërtetohet fjala e urtë popullore “nuk do gjuha vetëm drejtë”.

“Pasi deri tash kanë konfirmuar se nuk ka asnjë pilot të vdekur dhe se kanë sulmuar vetëm nga ajri, atëherë është logjike që Kosnet padashur dhe me qëllim pranoi se ushtarë amerikan kanë rënë anë invazionin në Serbi si pjesë e këmbësorisë, që është pranim histoirik.