Sërish numër i lartë i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë
Sërish numër i lartë i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 80 raste pozitive me COVID-19 dhe 1 person ka vdekur. 55 pacientë janë shëruar, raporton Mediafokus.info.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Dr. Naser Ramadani, në konferencën e përbashkët me gazetarë, me kryeministrin Hoti, ministrin Zemaj dhe drejtorin e SHSKUK, Dr. Valbon Krasniqi.

