Sfidat qesin në pah aftësitë tona si shoqëri dhe si institucione

Arbër Ismajli

Sfidat janë ato të cilat na qesin në pah, aftësinë tonë për të marrë përgjegjësi dhe për të treguar përkushtim në obligimet që na dalin.

Ne dëshirojmë përkushtimin, duke treguar lojalitet në institucione, kulturë pune e lidershipi, gjithnjë për një shoqëri të mirëqenë, duke ndihmuar ata të cilët kanë nevojë, duke zhvilluar kapacitetet tona ekonomike, ngase bashkë mundemi dhe ia dalim!

Koha me virusin Corona, është mjaftë sfiduese dhe merrë me vete tërë fuqinë dhe potencialin e institucioneve, duke iu përkushtuar asaj.

E në këtë situatë, elitat politike duhet të bashkohen, duke pasur parasysh, se përkushtimi për një shoqëri me mireqenie socio-ekonomike dhe një shtet të konsoliduar, është ombrellë e sigurtë për të giithë qytetarët e saj.