SHBA kërkon 48 orë shtyrje të vendimit për gjoba, Kurti pranon
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka thënë se SHBA është e brengosur që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk kanë mundur ta arrijnë një marrëveshje në Bruksel.
Hovenier ka thënë se ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjoba ndaj automjeteve me targa të lëshuara në Serbi për qarkullim brenda Kosovës.
Ambasadori ka thënë se kjo kërkesë vije që të krijohet hapësirë për përpjekje të reja që të gjendet zgjidhja.
“Kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjobat në mënyrë që të krijoje hapësirë për BE -në dhe SHBA-në që të angazhohen për një zgjidhje”, thuhet në këtë deklaratë.
Për Gazetën Express, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, ka thënë SHBA është e brengosur nga pamundësia që në Bruksel të arrihet një marrëveshje.
Ai u ka bërë thirrje Kurtit dhe Vuciqit që të angazhohen edhe një herë për marrëveshje dhe zbutje të tensioneve.
Kryeministri Kurti sapo shkroi se e pranon këtë kërkesë.
“E falendëroj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për një shtyrje 48 orëshe për dhënien e gjobave për target ilegale KM (dhe të tjera). Jam I lumtur të punojë me SHBA-në dhe me BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kryeministri në Twitter.
Kurti dhe Vuçiq dështuan të arrijnë një marrëveshje për targa, me ndërmjetësim të BE-së.

