SHBA sërish shënon rekord të ri të rasteve të reja me coronavirus

Shtetet e Bashkuara te Amerikes kanë shënuar një rekord të ri prej 66 mijë rasteve të reja me coronavirus të shtunën.

Në mesin e shteteve më të goditura janë: Kalifornia, Teksasi dhe Florida – tri shtetet më të populluara.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vizituar një spital ushtarak të shtunën ku është parë për herë të parë duke mbajtur maskë. Ai më parë ishte kritikuar për mosmbajtje të maskës gjatë takimeve me zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë dhe gjatë paraqitjeve publike.

Më shumë se 3.2 milionë persona në Shtetet e Bashkuara, janë të infektuar me virusin COVID-19, derisa 134,000 kanë humbur jetën.