Shemsedin Ramushi, një person me vizon e pasion për punën dhe zhvillimin ekonomik
Shemsedin Ramushi (1966) është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e shkurtit 2025 nga Lista “Koalicioni për Familjen”.
Ai është i lindur në fshatin Llashticë, Komuna e Gjilanit. Është magjistër i ekonomisë dhe ka një karrierë të pasur në fushën e zhvillimit ekonomik dhe shërbimeve.
Gjatë viteve 2017-2021 ka qenë asamblist në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ku ka kontribuar aktivisht në zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.
Përveç angazhimit të tij në politikë, Shemsedini është gjithashtu pronar i biznesit të suksesshëm “Hidroterm” në Gjilan, një ndërmarrje që ofron shërbime të specializuara në fushën e energjisë dhe teknologjisë.
Angazhimi i tij në sektorin privat dhe publik tregon për një personalitet të përkushtuar ndaj avancimit të komunitetit dhe zhvillimit ekonomik të rajonit.
Një person me vizion dhe pasion për punën, Shemsedin Ramushi vazhdon të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe avancimin e mundësive ekonomike për qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë.
Në listën e Koalicionit për Familjen, Shemsedin Ramushi mban numrin 32 dhe meriton mbështetjen tuaj me votë.

