Shpërthen Thaçi, e quan ndërmarrje kriminale VV-në

Deklaratat e sotme të ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla rreth vizitës së presidentit në Shqipëri dhe dyshimit se mund ta ketë sjellë në Kosovë deputetin Behgjet Pacolli, kanë irituar tej mase Hashim Thaçin, i cili ka reaguar plot pezm, duke i quajtur organizatë kriminale VV-në.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një lidhje telefonike për “Debat Plus” ka thënë se që nga çlirimi i Kosovës nga Shqipëria në Kosovë ka hyrë në procedura të njëjta.

“Nëse u intereson Sveçlës dhe Kurtit lokacioni im, unë jam në shtëpi. U bëj thirrje atyre të mos krijojnë konfuzion, shpifje dhe marrëzira dhe të mos kërcënojnë njerëz të politikës e as deputetë, e në këtë rast as zotin Pacolli”.

“Për ministrin dhe shefin e tij dhe gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre u them se lokacioni im është në shtëpi”.

Thaçi thotë se është “shpifje ordinere, kërcënim dhe shantazh” se Pacolli është futur me të në Kosovë./mediafokus.info