Shkencëtari i VV’së e kthen Kuvendin në orë letrare, reciton në frëngjisht, latinisht, italisht

Deputeti Jahja Kokaj i Vetëvendosjes, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të seancës së kaluar të deputetit Ardian Kastrati dhe bluzës së tij me raketën imagjinare të Kokajt.

Kokaj në fjalimin e tij, ka përdorur metafora të ashpra nga niveli i letërsisë lokale e deri te ajo botërore. Ai madje ka recituar një poezi në 4-5 gjuhë për Ardian Kastratin.

Derisa kryeministri Kurti shihej në seancë duke qeshur mjaft me këtë fjalim të Kokës, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ia ka tërhequr vërejtjen për fjalorin.

„Profesor kujdes fjalorin“, i tha Konjufca teksa kjo është një pjesë e fjalimit të Kokajt që kemi arritur ta transkriptojmë (qoftë sadopak, të nderuar lexuex).

Një zotëri i veshur si dordolec me disa lara primitive, tallej dhe lazdrohej me disa metafora të lakuara ditëve të fundit. Ky zotëri dhe disa njerëz në media, do të kishin kryer vetëm shkollën fillore, do të kuptonin se ç’është shpejtësia kozmike, do të kuptonin numrin 7.9 kilometër në sekondë, meqenëse rosakëve duhet tu përsëritet shumëherë që të mësojnë përgjithmonë.

Fëmija a keni ndi këto ditë cka ka ndodhë, (nuk e kuptojmë tutje poezinë e Kokës duke qenë se ishte mjaft i shpejtë dhe i pakuptueshëm).

Ai ka vazhduar ta recitojë të njëjtën poezi në frëngjisht, latinisht, italisht dhe tha: nëse vazhdon të shpurdhish prapë, pllugin do ta lëshoj në nivel shkencor.