Shkon në spital për shërim, i bie tavani sipër

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit, Ina Zhupa ka denoncuar sot një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Pediatrinë e Tiranës, ku një fëmijë është plagosur pasi ka rënë tavani i godinës.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa ka publikuar edhe fotot ku duken pjesë të tavanit të rrëzuar mbi krevatin ku ka qenë i shtruar fëmija.

“1 qershori ne Pediatrine Tirane!

Kushtet e spitaleve skandaloze te shendetesise rrezikuan edhe jeten e femijeve.

Tani ne spitalin e pediatrise sapo u plagos nje femije nga renia e tavanit.

Duhet hetim dhe venia para drejtesise te atyre qe rrezikojne jeten e femijeve pikerisht ne vend ku duhet te shpetojne jeten dhe shendetin”, shkruan Zhupa.