Shoqata “Malisheva” zotohet për financim projektesh edhe në vitin 2020
Këshilli i Fshatit në Malishevë, në tubimin e fundvitit, është lavdëruar për punët e mira që i ka bërë në të mirë të komunitetit.
Kryetari i Këshillit, Latif Maliqi, ka njoftuar se shoqata Malisheva e Gjilanit nga Zvicra, ka shfaqur zotimin e financimit edhe të projekteve të tjera në vitin 2020, raporton Mediafokus.info.
“Sot, me datën 29.12.2019, këshilli i fshatit Malishevë në bashkëpunim me këshillin e xhamisë dhe shoqatën e “Malisheva e Gjlanit” nga Zvicra, për nder të fundvitit dhe ardhjes së bashkatdhetarëve nga diaspora, mbajtëm takim dhe debat me banorët e fshatit, ku përmblodhëm të gjitha aktivitetet dhe aksionet të cilat i kemi realizuar që nga marrja e përgjegjësisë nga muaji Qershor 2019”.
Këtë tubim madhështor na e pasuruan edhe figura të larta nga vendi ynë dhe përfaqësues komunal. Nga qytetarët morëm sygjerime, lavdata dhe kërkesa të cilat u zotuam se do t’i realizojmë gjatë vitit në vijim, ku të njejtin zotim e bënë edhe shoqata “Malisheva e Gjilanit” nga Zvicrra, duke na ofruar ndihmë financiare dhe mbështetje në të gjitha projektet.
Këshilli i fshatit i falenderon të gjithë pjesëmarrësit dhe donatorët të cilët na ndihmuan rreth këtij organizimi, ku në fund kishte edhe koktej rasti në shenjë falenderimi dhe bashkpunimi me gjithë bashkvendasit tanë”, ka shkruar Maliqi në profilin e tij virtual./MediaFokus/

