Shqipëria, e gjashta për numrin e vdekjeve nga aksidentet rrugore
Edhe pse ka shënuar rënie, numri i rasteve me fatalitet nga aksidentet rrugore në Shqipëri vazhdon ende të mbetet ndër më të lartit në Europë.
Sipas Eurosat mesatarja e Bashkimit Evropian është 46 për 1 milionë banorë e që në Shqipëri është më e lartë.
Në vitin 2024 humbën jetën 164 persona në aksident me makinë, ose 59 persona për 1 milionë banorë.
Në total, Shqipëria renditet e gjashta, pas Rumanisë që mban rekordin me 86 vdekje për 1 milion banorë, Bullgarisë (78), Kroacisë (71) dhe Portugalisë (60).
Megjithatë, një zhvillim pozitiv është se numri i viktimave nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ka ardhur në rënie të ndjeshme vitet e fundit.
Sipas INSTAT, rreth 70-80% e aksidenteve shkaktohen nga drejtuesit e mjeteve. Grupmoshat e reja 25-34 vjeç janë në përgjithësi më të pakujdesshmit.
Shkalla me e lartë e vdekshmërisë rrugore u regjistrua në Rumani, ndërsa më e ulëta në Suedi.

