Shqipëria në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pesti në skenë me “Nan”

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2026, ku Shqipëria përfaqësohet nga këngëtari Alis me këngën “Nan”.

Në garë këtë vit marrin pjesë 25 shtete, ndërsa spektakli pritet të hapet me performancën e Danimarkës dhe të përfundojë me Austrinë. Shqipëria do të ngjitet në skenë e pesta në renditje.

Kënga “Nan” ka marrë reagime pozitive që pas prezantimit në gjysmëfinale, duke u komentuar gjerësisht nga fansat e festivalit dhe mediave muzikore evropiane.

Pak orë para finales, Alis ka bërë thirrje për mbështetje nga publiku shqiptar, duke theksuar rëndësinë e votave për rezultatin përfundimtar.

Finalja e Eurovisionit pritet të ndiqet nga miliona shikues në mbarë botën, ndërsa Shqipëria synon një paraqitje sa më të suksesshme në skenën më të madhe muzikore evropiane