Shqipëria përballë Anglisë në kualifikimet për Botërorin 2022

Kombëtarja e Shqipërisë do të ndeshet me gjigantin e futbollit, Anglinë, në kualifikimet për Botërorin 2022, shkruan Mediafokus.info.

Shqipëria do të jetë e pozicionuar në grupet me 6 skuadra, me më shumë mundësi kualifikimi, por gjithsesi, në grupin I kuqezinjtë do të kenë Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andoran dhe kundërshtari i fundit San Marino.

Si zakonisht, shorti u hodh ne Zyrich të Zvicrës.

Ndryshe, Botërori 2022 për herë të parë do të zhvillohet në dimër, nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor./Mediafokus.info/