Shqipëria shpall “non grata” edhe dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Valon Belën dhe Bekir Halimin
Sipas burimeve të Top Channel, të padëshiruar janë shpallur dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëve ka të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar.
Vendimi raportohet se është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit, ndërsa është dhënë konfirmimi nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Beljan, ose Valjon Belën dhe Bekir Halimin me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.
Disa javë më parë, Ministria e Brendshme vendosi të shpallë “non-grata” edhe shtetasen e Kosovës, Ikballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në vend për një periudhë prej 15 vitesh.

