Shqiptarët në Amerikë: Diplomatët duhet t’i japin fund ledhatimit ndaj Serbisë

Organizatat e shqiptarëve të Amerikës reagojnë për zhvillimet e fundit në Ballkan  duke kërkuar nga diplomacia që t’i jap fund ledhatimit ndaj Serbisë.

Postimi i plotë:

Ne të nënshkruarit, përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, jemi thellësisht të shqetësuar me pengimin e qëllimshëm të progresit dhe provokimet që burojnë nga Beogradi.

Këto taktika kanë për qëllim të nxisin tensionet dhe të minojnë përpjekjet e udhëhequra nga BE-ja e të mbështetura nga ShBA-ja për çdo marrëveshje realiste dhe të qëndrueshme të paqes dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Serbia mbetet dorë e zgjatur e interesave ruse në rajon, me mbështetje publike në rritje në të dyja vendet, duke përforcuar aleancën në rritje midis regjimeve të Vuçiqit dhe Putinit.

Përderisa Vuçiç dhe kolaboracionstët e tij po pasurohen përmes lidhjeve të tyre ogurzeza me Rusinë, duke u përkulur para krimit të organizuar dhe ndihmësve të Putinit në të gjithë rajonin, diplomatët po vazhdojnë t’i tolerojnë e përkëdhelin.

Presionet aktuale nga diplomatët që kërkojnë kompromise të mëtejshme nga Kosova dhe qytetarët e saj janë në kundërshtim me parimet demokratike të drejtësisë, barazisë dhe progresit për Ballkanin dhe Evropën.

Historia ka dëshmuar përherë se përkëdhelja ndaj Vuçiqit dhe kolaboracionistëve të tij të epokës së Millosheviçit, të cilët pandërprerë minojnë përpjekjet e botës demokratike, pengon progresin dhe çon drejt përshkallëzimeve të pashmangshme.

Megjithatë, sa herë që Serbia bën ankesa dhe flirton me Rusinë dhe/ose Kinën, partnerët ndërkombëtarë çuditërisht kërkojnë më lëshime tjera nga qytetarët e Kosovës.

Ata duket se e detyrojnë Kosovën drejt një agjende të paqëndrueshme zgjidhjesh të vonuara, në vend që të mbështesin këtë demokraci të re e të admirueshme që aspiron të jetë një model për të gjithë rajonin.

Këto qasje për keqardhje kanë rezultuar në mbajtjen e Kosovës në harresë për dekada, duke imponuar kosto shumë më të larta për aleatët euroatlantikë dhe duke kontribuar në vuajtjet e të gjithë popujve të Ballkanit.

Republika e Kosovës është një shtet demokratik aspirues. Kushtetuta e saj përcakton se çdo qytetar, pavarësisht nga raca, gjinia ose përkatësia etnike është i barabartë para ligjit.

Kosova ka kornizën liberale demokratike më të avancuar me të drejta gjithëpërfshirëse të veprimit afirmativ për pakicat, veçanërisht për minoritetin serb – të drejta me të cilat nuk mund të krenohen as demokracitë më të avancuara në Bashkimin Evropian.

Këto të drejta sigurisht që nuk janë në përputhje as me trajtimin e tmerrshëm që vazhdojnë të kenë shqiptarët në Luginën e Preshevës, në Serbi.

Ne përshëndesim sakrificën, parimet demokratike dhe përkushtimin e vonuar të lidershipit të Kosovës për sundimin e ligjit.

Ne gjithashtu i bëjmë thirrje të gjithë lidershipit politik dhe civil në Kosovë – si serb ashtu edhe shqiptar – të nxisin përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve dhe integrimin e të gjithë serbëve në komunat veriore me qytetarët e tjerë që jetojnë në Kosovë.

Objektivi kritik i Kosovës është kërkimi i saj për t’iu bashkuar të gjitha organizatave euroatlantike si një partner i aftë dhe i përgjegjshëm ndaj aleatëve në Evropë dhe SHBA.

Kosova nuk ka alternativë veçse të refuzojë koncesionet e mëtejshme që ndajnë vendin sipas vijave etnike ose fetare.

Në vend të presionit për kompromise të mëtejshme, liderët perëndimorë duhet ta përqafojnë Kosovën si një partner të besueshëm – një burim për stabilitet dhe sundim të ligjit në rajon.

Presioni ndërkombëtar duhet të jetë mbi ato vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën, për të përshpejtuar hyrjen e saj në NATO.

Me pak fat, nëse Serbia e sheh se vendosmëria është reale, ndoshta mund të ndërpresë aleancën me Putinin dhe ta përqafojë Kosovën si shtet të pavarur brenda Evropës dhe aleancës së NATO-s.

Për më shumë informata ju lutem na kontaktoni ne info@thepaac.org

Nënshkruesit e deklaratës, Organizatat shqiptaro-amerikane:

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA)
Batalioni Atlantiku – Atlantic Battalion
Shoqata Malesia e Madhe, New York
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nga Illinois (KShAI)
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare
Shoqata Peja – New York
Shoqata Kraja
Shoqata Ulqini – Chicago
Shoqata Çameria
Shoqata Prespa – Chicago
Shoqata Uskana
Fondacioni Plavë Guci
Shoqata Ana e Malit
Shoqata Valet e Liqenit
Shoqata Jehona – Michigan