Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm në Angli

I akuzuar për vrasjen e mësueses Sabina Nessa, shqiptari Koçi Selamaj është dënuar me burgim të  përjetshëm në Angli, përcjell albinfo.ch.

Lidhur me ngjarjen, gjykata, vendosi këtë të premte, dënimin për sulmin e rëndë ndaj mësueses së shkollës fillore.

Selamaj do të vuajë heqjen e lirisë për të paktën 36 vjet.

Thuhet se 36-vjeçari, ish-shpërndarës picash, e ka goditur mësuesen me send të fortë 34 herë në kokë.

Prokurorja Alison Morgan ka deklaruar se Sabina Nessa është goditur me një objekt rreth 60.96 cm dhe se sulmi ishte i paramenduar.

Nga hetimet rezultoi se Sabina, mbrëmjen e 17 shtatorit u sulmua teksa po ecte përmes një parku në drejtim të një lokali, ku do të takohej me një shoqe.

Trupi i saj u gjet 24 orë më pas afër një qendre komunitare.

Selamaj banonte në zonën Eastbourne. Ai kishte 5 vjet që jetonte si emigrant në Angli dhe ishte i martuar me një shtetase rumune.