Shqiptarja Vanesa Mehmetaj-Hamzaj përzgjedhet prokurore në kantonin Jura

Një prokurore dhe dy zëvendës gjyqtarë u zgjodhën të enjten në mëngjes nga Parlamenti Jura gjatë asamblesë së tij themeluese.

Parlamenti rinovoi autoritetet gjyqësore kantonale të enjten në mëngjes, në Delémont për asamblenë konstituive të legjislaturës së re 2021-2025, deputetët zgjodhën Julien Theubet në postin e zëvendësgjyqtarit në Gjykatën Kantonale.

Anne Kohler është emëruar zëvendësgjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe shqiptarja Vanesa Mehmetaj-Hamzaj u zgjodh prokurore nga legjislatura kantonale, raportuan mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch. /Mediafokus