Shtatë persona arrestohen për pjesëmarrje në rrahje

Shtatë persona janë arrestuar në Fushë Kosovë për pjesëmarrje në një rrahje, ku është lënduar rëndë një person.

F. Kosovë 10.12.2020-14:25.Është raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë ardhur deri te përleshja fizike në mes të  tetë personave  ku si pasoj lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar trajtim mjekësor.  Palët janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit shtatë (7) prej tyre meshkuj kosovarë si të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.