Shtrenjtohen biletat e autobusëve

Shtrenjtimi i derivateve, ka imponuar nevojën për rritjen e çmimit të udhëtimit në transportin publik.

Një kompani që bën transportin e udhëtarëve nga Prishtina për në Prizren e ka rritur biletën në 5 euro. Deri tani ishte 4 euro.

Çmimi i biletës është shtrenjtuar për një euro edhe për studentët, që deri tani kanë paguar 3 euro.

Nga dita e premte, 11.03.2022 paralajmërohet rritja e çmimet për udhëtim.

Kryetari i shoqatës së transportit rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se si shoqatë s’kanë marrë ndonjë vendim, por se disa kompani tash veç i kanë rritur çmimet e biletave.