Shuhet në moshën 51-vjeçe këngëtari i njohur Kida

Në moshën 51-vjeçare pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë këngëtari i njohur kosovar Rifat Kida.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur motra e tij, Resmije Kida Lumani, përmes një postimi në Facebook.

“Miqt e mi sot nga sëmundja e pashërueshme ndrroi jetë vllai im Rifat Kida ,,,,,Varrimi do të bëhet në vendlindje në fshatin Cërmjan të Dushkajës – Gjakovë”, shkroi Lumani.

Resmije e Rifat Kida ishin anëtarë të shoqërisë “Jahë Salihu Nivokaz”, të cilët me zërin e tyre të veçantë u bënë të njohur gjithandej.