Haziri: Vazhdimin e miqësisë me Amerikën e kemi amanet nga presidenti Rugova

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, e ka vlerësuar si lajm të madh konfirmimin e Korporata Amerikane Për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), se marrëveshja për vendosjen e serisë së plotë të produkteve financiare në Kosovë, hyn në fuqi prej sot.

Ai ka shkruar se ShBA i dha krahë Kosovës për çlirim të vendit dhe zhvillim në dy dekadat e pasluftës.

Postimi i plotë:

Kosovës i erdhi sot lajmi i madh nga Korporata Amerikane Për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), duke ia mundësuar vendosjen e serisë së plotë të produkteve financiare në Kosovë, që është rezultat i marrëveshjes së Washintonit, Tump-Hoti.

Falëmnderit ShBA’ve, mikut më të madh të shqiptarëve, që na i dha krahët e çlirimit të vendit, por edhe të zhvillimit të Kosovës në këto dy dekada.

Vazhdimin e miqësisë me Amerikën derisa të jetë jeta na e la amanet Presidenti ynë historik, Dr. Ibrahim Rugova. Kushdo që e përkthen ndryshe këtë raport, gabohet rëndë!

(Foto arkiv nga takimi i vitit 2019 me ambasadorin amerikan, shkëlqesinë e tij, z. Philip Kosnett)