Shyhrete Behluli me urim special për Ëngjëllushën me rastin e ditëlindjes
Këngëtarja sot feston 28 vjetorin e lindjes. Ëngjëllusha Salihu përveç urimeve të shumta që mori nuk mungoi edhe ai nga nëna e saj, Shyhretja.
Duke publikuar një imazh pranë të bijës, këngëtarja e zhanrit popullor e ka uruar për ditëlindjen e saj.
“Urime ditëlindjen Engjëllusha ime, paç gjithmonë lumturi”, ka shkruar Shyhrete Behluli në mbishkrimin e postimit.

