Si të merreni vesh me punëdhënësin për një rrogë më të madhe?

Në një diskutim të fundit në kanalin e tij në YouTube, Andrew LaCivita, autor librash dhe “trajner karriere” tregoi gjënë e parë që duhet të bëni nëse merrni një ofertë page shumë të ulët gjatë procesit të intervistës, pavarësisht nga industria ku po punoni apo nëse keni apo jo eksperiencë.

Si fillim: Mos reagoni. LaCivita thotë “lërini ata ta sugjerojnë pagën përpara se ta përmendni ju”.

“Është gjithnjë mirë të mos bëni kurrë supozime dhe fillimisht, të merrni sa më shumë informacion”, shton ai.

Kjo çon në pyetjen që ai u këshillon gjithmonë klientëve të tij të bëjnë gjatë kësaj faze të intervistës. Falenderojini për ofertën dhe më pas thoni: “Do të doja ta kuptoja më mirë: Shuma që keni ofruar bazohet në mënyrën se si ju e shihni këtë pozicion pune në përgjithësi, apo në mënyrën se si mendoni se do ta bëj unë këtë detyrë, bazuar në aftësitë dhe përvojën time?”

Pra, ju duhet t’i pyesni nëse ata mendojnë se kaq vlen ai pozicion pune, apo aq vleni ju për ta bërë atë punë.

“Kjo do t’ju tregojë çfarë të bëni”, sipas LaCivita-s.

Nëse përgjigjja e tyre është se kjo është vetëm norma e sheshtë që ata mendojnë se pozicioni vlen, ka disa opsione. E para prej të cilave është thjesht të largoheni.

“Nëse paga është aq e ulët sa ju duket fyese, mund të mos pranoni, por nëse jeni në një pozitë ku keni nevojë për këtë punë dhe ju duhen paratë, pranojeni punën dhe përpiquni të negocioni për pagën, ose thjesht pranoni punën dhe vazhdoni të qëndroni në kërkim të një pune tjetër.”

Nëse ata përgjigjen, duke thënë se oferta është më reflektuese për ju, aftësitë dhe përvojën tuaj sesa vetë roli, LaCivita ju rekomandon të luftoni.

“Ju duhet të konstatoni pse ata mendojnë atë që mendojnë”, thotë ai. “Pse mendoni se kjo është vlera ime?” Mos filloni me kundërsulme apo me mbrojtje, këto janë taktika të gabuara., transmeton anabel.

Pyesni gjithnjë dhe mos dilni në supozime, pa e dëgjuar ekzaktësisht se çfarë mendon personi që keni përballë. Sido që të shkojë, mos u demoralizoni dhe mos ndaloni së kërkuari atë që është bërë për ju!