Situatë alarmante në Pediatri: Vetëm dje u infektuan pesë fëmijë

Situatë alarmante në Pediatri. Vetëm dje u infektuan pesë fëmijë. Ditëve të fundit në Kosovë ka rritje të theksuar të rasteve me COVID-19.

Në mesin e tyre ka edhe fëmijë të cilët kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Lidhur me gjendjen me koronavirus në Klinikën e Pediastrisë, detaje për Klan Kosova ka dhënë drejtoresha e kësaj klinike Drita Telaku – Qosaj.

Telaku – Qosaj tha se 11 fëmijë janë hospitalizuar si pasojë e infektimit me COVID-19.

“Ne kemi pasur vazhdimisht raste të fëmijëve me COVID-19. Ditëve të fundit kemi një rritje të rasteve. Vetëm dje pesë fëmijë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Një nga ta është në gjendje më të rëndë. Jemi duke ia përcjell gjendjen. Të intubuar nuk kemi”.

“Aktualisht të hospitalizuar si pasojë e COVID-19 i kemi 11 fëmijë. I kemi dërguar për trajtim një Njësinë COVID. Zakonisht i kemi pasur nga dy apo tre fëmijë, por kohëve të fundit kemi një rritje të rasteve”.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 489 raste rastë te reja, derisa tetë persona kanë humbur jetën me këtë virus.