Skenë horror në Valencia, burri rrah dhe tenton të mbysë partneren në shatërvan (VIDEO)

Një skenë e pabesueshme ka ndodhur para syve të dhjetëra kalimtarëve, kur një burrë tentoi të mbyste partneren e tij në një shatërvan publik në Valencia të Spanjës.

Fillimisht çifti hyri në shatërvan për t’u freskuar dhe një kalimtar i rastit iu ofrua t’i fotografonte, por ai i mori celularin dhe u zhduk me shpejtësi duke ia vjedhur 52-vjeçarit.

Ky i fundit besoi se përgjegjësja për këtë ishte partnerja e tij, ndaj edhe filloi ta rrihte. Në një video të publikuar nga mediat, ai shihet duke e mbajtur prej flokësh dhe tenton ta mbysë duke i futur kokën në ujë.

Turma në vendngjarje ka nisur të brohorasë e shqetësuar: “Ai do ta vrasë!”.

Dy burra madje nxitojnë menjëherë në vendngjarje për ta ndihmuar gruan, ndërsa njëri prej tyre edhe e godet pas reagimit agresiv të 52-vjeçarit, në tentativën për të liruar viktimën.

Pavarësisht përpjekjeve të dy burrave, 52-vjeçari vazhdon t’i tërheqë me forcë flokët gruas, duke rrahur në të njëjtën kohë burrat që i vinin në ndihmë asaj.

Pas një përpjekjeje, burri largohet nga gruaja, e cila duket dukshëm e dërrmuar. 52-vjeçari është arrestuar nga Policia për tentativë vrasje./bw/