Sot 61 të shëruar nga Covid 19, vetëm një rast kontakti rezulton pozitiv

Sot, më 8 maj 2020 janë testuar gjithsej 243 mostra dhe prej tyre vetëm një rast kontakti nga Prishtina ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Ndërkaq, po sot janë shëruar 61 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 622 raste.

Më datë 8 maj 2020, nga Klinika Infektive është raportuar vdekja e një 77-vjeçari nga Rahoveci, i konfirmuar me COVID-19 me datë 28.04.2020.

Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive nga data 27 prill, me sëmundje shoqëruese: Insuficiencë renale terminale, Hemodializë të rregullt.

Nga data 8 shkurt deri më 7 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.557 mostra të dyshimta dhe prej tyre pozitive kanë rezultuar 862 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./mediafokus.info