Sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal
Në Gjilan, sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal. Vaksinimi bëhet në QMf në qytet dhe fshatra.
Njoftimin e ka bërë në profilin e tij drejtori i QKMF, Fejzullah Berisha.
Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit ju njoftojmë se QKMF “Dr Nagip Rexhepi” në Gjilan është furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike dhe më datë 9.12.2019, ditë e hënë, nga ora 8:00 startojmë me aplikimin e tyre nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare si në qytet, ashtu edhe nëpër fshatra.
Këto vaksina janë të dedikuara për grupet e rrezikuara të popullatës dhe për pacientët me sëmundje kronike, ka shkruar Berisha në profilin e tij.

