Sot jemi larg festës!
Rinë Krasniqi
Heroinat e shoqërisë sonë janë femrat të cilave iu mohua fjala e iu shuan ëndrrat.
Femra që përballen çdo ditë me padrejtësi, në një shoqëri që i shtypë ato dhe të drejtat e tyre themelore, pa asnjë keqardhje.
Ato që sakrifikojnë gjithçka, por që mendimi i tyre jo rrallë herë konsiderohet i pavend.
Heroina janë ato nëna të cilat edhe pse dhunohen sistematikisht, ia dalin që fëmijët e tyre t’i rrisin me dashuri, duke ua mësuar dallimin mes së mirës dhe së keqes.
Sot, jemi larg festës.
Duhet të protestojmë këtë 8 mars dhe çdo ditë tjetër pas tij, sepse në shoqërinë tonë ka ende “burra” që gruan e shohin si pronë e dhunën ndaj tyre si zgjidhje të vetme.
Duhet të protestojmë për të drejtat e nënave, motrave, shoqeve.
DUHET TË PROTESTOJMË PËR TË DREJTAT TONA.
Prandaj, mos heshtni!
Bashkë jemi më të forta. Bashkë jemi të pathyeshme.

