Sot lirohen nga klinika 9 pacientë të shëruar nga Covid 19
Edhe 9 raste me virusin korona lirohen sot nga Klinika Infektive.
Nga aspekti spitalor, ata konsiderohen pacientë të shëruar nga Covid 19.
Përndryshe, në Klinikën Infektive sot gjinden të spitalizuar 36 raste me Covid 19.
• 28 raste janë në gjendje stabile
• 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi
• Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.
Në klinikë vazhdojnë trajtimin 4 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19, ndërsa në pritje të rezultateve janë 2 raste të tjera të spitalizuara rishtazi, thote Dr. Sadije Namani. /mediafokus

