Sot marrin dozën e dytë të vaksinuarit, mes tyre edhe Rama

Mbrëmjen e së hënës në Shqipëri kanë mbërritur 1 mijë e 170 doza të vaksinës së Pfizer, por që në javët e ardhshme do të mbërrijë e gjithë ngarkesa prej 41 mijë dozash siç ishte rënë dakord më parë.

Ndërkohë ditën e sotme do të fillojë në stadiumin “Air Albania” injektimi i dozës së dytë të vaksinës për personat që kanë marrë dozën e parë, nga vaksinat e dhuruar nga një shtet i BE-së.

Ndër të vaksinuarit e parë do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me një grup mjekësh si Najada Çomo, Mira Rakacolli dhe Tritan Kalo.