Sot mbahet Marshi në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit
Sot do të mbahet Marshi për Liri në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Organizatorët e marshit “Liria ka emër” kanë bërë thirrje për dalje masive në shesh për të mbështetur ata.
Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza dhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do t’iu drejtohen pjesëmarrësve.
Ndërkohë, përfaqësuesit e “Liria ka emër” iu kanë bërë thirrje edhe spektrit politik që t’i bashkohen këtij marshi.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje nuk u përgjigj në këtë pyetje të gazetarëve nëse do të marrë pjesë ose jo.
Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, i ka ftuar liderët e katër partive parlamentare shqiptare të marrin fjalën e tyre, për t’iu drejtuar pjesëmarrësve në marsh, mirëpo thanë se “ftesës i janë përgjigjur pozitivisht vetëm kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe ai i AAK-së Ardian Gjini”.
“Liria ka emër” ka organizuar transport me autobusë nga të gjitha qytetet e Kosovës.
Të gjithë bashkë në Marsh më 12 shtator, në orën 14:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’ marshojmë për çlirimtarët tanë.
Mbështetje këtij marshi i kanë dhënë edhe shumë figura publike.

