Sot temperaturat deri 33 gradë, si do të jenë në 4 ditët e ardhshme?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e parë e shtatorit do të ketë mot me diell dhe vranësira.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se minimalja do të jetë 11 gradë Celsius ndërsa maksimalja me 33 gradë Celsius.

Moti për sot dhe 4 ditët e ardhshme:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë – Mot me diell dhe pjesërisht vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s.

E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E enjte – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E premte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësitrat në pjesën e dytë të ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte që në disa zona të izoluara të ketë riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme , me shpejtësi 1-5m/s.

Indeksi UV në gjysmën eparë të javës do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP.