Spitali i Gjilanit rikthen në punë 4 reparte
Ulja e rasteve me Covid-19 ka bërë të mundur që Spitali i Gjilanit t`i rikthejë në punë normale katër reparte.
Normalitetit i janë kthyer reparti i Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe njëri pavion i Repartit të Internos.
“Ulja e vazhdueshme e numrit të rasteve të spitalizuara me COVID-19, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ka bërë që menaxhmenti të rikthejë në punë disa reparte.
Normalitetit i janë kthyer Reparti i Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe njëri pavion i Repartit të Internos.
Paraprakisht është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha hapësirave të këtyre reparteve, tashmë janë vendosur pacientët sipas patologjive përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPGJ-së.

