Spitali i Gjilanit vendos rregulla të reja për vizitat e familjarëve

Spitali i Gjilanit ka vendosur rregulla të reja sa u përket vizitave të familjarëve tek të sëmurët, të cilët ndodhen në trajtim shëndetësor në këtë institucion.

Me qëllim të parandalimit të infeksioneve spitalore dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe personelin, nga data 23.09.2025 hyjnë në fuqi rregullat e reja për vizitorët në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.

Vizitorët lejohen vetëm gjatë orarit të vizitave sipas orarit të më poshtëm:

Çdo ditë, nga ora: 14:00 – 14:30 dhe 18:00 – 19:00, në të gjitha shërbimet.

Ju lusim që të respektoni orarin e vizitave sepse në këtë mënyrë garantojm mbrojtje nga infeksionet për pacientët dhe vizitorët, gjithashtu punë efikase për stafin mjekësor.

Le të kujdesemi së bashku – thuhet në njoftim.