Spitali pa mjek, reagon prindi i cili e dërgoi djalin për mjekim
Një prind në Kumanovë është ndjerë i revoltuar me situatën në spitalin e qytetit, ku nuk ka gjetur asnjë mjek për t’i dhënë ndihmë djalit të tij të sulmuar nga qentë endacakë.
Në redaksinë e TS ka arritur një ankesë së bashku me video nga një qytetar i Kumanovës, i cili sqaron se djali i tij sot rreth orës 16:30 është sulmuar nga tre qenë endacakë, mirëpo kur e kanë dërguar djalin në spitalin e qytetit, në repartin infektiv për mjekim, aty nuk ka pasur asnjë mjek.

