“S’po muj me ja kthy shpinën miletit e mi lanë vetë k’ta trima…”
Nga Sabit Rrustemi
Mu ka pas ba marak me ditë pse Idriz Seferi nuk pat shku n’Vlorë. Edhe nuk dijsha ka me vetë. K’ta historiantë, hallakasin veç nëpër arkiva. Ata qi i kanë jetu ato ngjarje, rrallë i takojnë, ose edhe nganjiherë i injorojnë. Sepse ndodhë qi emnat e tyne nuk janë arkivue.
Kur u pat shënue tet’dhjetvjetori i Pavar’sisë para njizet vjete, dola me Salihin, nji veprimtar i Grykës Karadakit, n’ Sefer, te baci Lush. Aty permi Vrellë t’Pidiqit e ka pas shpinë. Fillimi i mujit nandor ka qenë. Me borë, besa.
Hynum n’odë. Zjarm kish pas. S’vanoi, erdh edhe baci Lush, Lush Seferi.
Llaf e muhabet, po nja tre – kater sahat. Hangrum edhe bukë.
E, e pritshim çajin, se e dijshmi qi pa çaj nuk na l’shon.
Edhe folum bukur gatë për Idriz Seferin, për Kosumin…e për ka nuk folum.
Prej tij përherë t’parë e m’sova emnin e Xun Çelikit, t’Isuf Pidiqit e kam pas ditë, bile edhe historinë e tij, po qi aty pari i kanë thanë Isufi i Talit, prej bacit Lush e m’sova.
Për mos me zgatë, dikur nuk u durova:
– Baci Lush, pse Idriz Seferi nuk shkoi n’Vlorë ?
– Qy pse, po e qoj Xunin edhe Isufin…a pak a ? S’ka pas ma t’shpejtë si ata, e ma t’besës…
– Ani mirë, mirë…po vetë pse nuk shkoi si Isa Boletini ?
– Do me m’shti llugave, m’tha !
– Jo bre baci Lush, veç po du me ditë…
E drodhi kryet, pshtolli ni cigare e ja qiti tymin, edhe u kthy kah unë.
– A bash po do me ditë, a ?
– Po valla…
– E qe po t’kallzoj…kur kishin fol me Hasan Prishtinen, ai ju kish pas thanë, cili po shkoni me rujtë Ismajl Qemalin, edhe qeverinë ?
I pari kish k’cy, Isë Boletini…
– Qe, le t’folin Idriz Seferi.
Edhe ky i joni kish dredhë musteqet niherë, kish keshë pak ner buzë se e kish pa qefin e Isës për me shku…
– Mirë pra, po foli masi po kërkon prej meje Isë Boletini… Unë po rri me k’ta trima se nuk muj m’i lanë vetëm. Le t’shkojnë Isa se, asht’ edhe pak ma i ri. S’po muj me ja kthy shpinën k’tij mileti…
Mu mushën sytë lot, pas k’tyne fjalëve…
E pata vetë masanej edhe mixhën:
– A ka pas fol najherë Baba Hajdin për kët punë, a Baloki ?
– Qysh jo, more, sa herë u përmenke Idriz Seferi, ai thojke: Idrizi nejti me neve, nuk na la vetum, asni dakik. Edhe per ata e du, edhe mas vorrit, se leje ma sa ish gjallë…