Stambolli mbërthehet nga ethet e ndeshjes Gallatasaraj-Barcelona
Në Stamboll të Turqisë luhet sot ndeshja historike në Ligën e Europës Gallatasaraj-Barcelona. Pas barazimit 0-0 në Spanjë, turqit duan të shfrytëzojnë çdo mundësi për të eliminuar skuadrën e Çavit, duke e pasur edhe përkrahjen e madhe të tifozerisë.
Ata janë munduar që gjatë natës, të mos lejojnë futbollistët e Barcelonës që të flenë të qetë. Pas mesnate, një grup tifozësh janë afruar pranë hotelit ku po qëndronte Barcelona dhe kanë nisur të këndojnë.
Por jo vetëm kaq, ata kanë ndezur vazhdimisht fishekzjarrë, për të zgjuar nga gjumi lojtarët katalanas dhe për të mos i lënë të pushonin të qetë para kësaj ndeshje vendimtare me skuadrën e tyre.